Grupi i Gjermanishtes përfundon me sukses nivelin A1 në Qendrën YALEC Vushtrri
Me shumë kënaqësi njoftojmë se grupi i parë i pjesëmarrësve në kursin e Gjuhës Gjermane – Niveli A1 në Qendrën YALEC Vushtrri ka përfunduar me sukses!
Gjatë këtij cikli, pjesëmarrësit ndërtuan bazat e gjuhës gjermane për komunikim të përditshëm dhe u përgatitën për hapat e mëtejshëm në zhvillimin e tyre gjuhësor.
Në përmbyllje të kursit u organizua edhe ceremonia e ndarjes së certifikatave, ku pjesëmarrësit u vlerësuan për përkushtimin dhe arritjet e tyre.
Ky sukses është rezultat i angazhimit të pjesëmarrësve, profesionalizmit të Profës Arben Halili dhe mbështetjes së vazhdueshme të DVV International, donatorit që përkrah programet për arsim dhe edukim të të rriturve në Kosovë.
Qendra YALEC Vushtrri do të vazhdojë të ofrojë trajnime cilësore në fusha të ndryshme, duke kontribuar në zhvillimin personal dhe profesional të komunitetit.
📍 Qendra YALEC Vushtrri – Edukim gjatë gjithë jetës për të rritur, me mbështetjen e DVV International.